Sport

VIDEO/Tirana drejt titullit kampion,bardheblutë kursehen ndaj Flamurtarit

18 Korrik 2020, 17:45 Nga DOSJA
VIDEO/Tirana drejt titullit kampion,bardheblutë kursehen ndaj Flamurtarit

TIRANË-Tirana kursehet me gola ndaj një kundërshtari që prej kohësh ka përshëndetur Superioren.Bardheblutë fitojnë 2-0 ndaj Flamurtarit dhe tani ndodhet vetëm një hap drejt titullit kampion. Megjithatë një disfatë e Kukësit në ndeshjen e nesërme ndaj Vllaznisë së Shkodrës, do të vuloste dhe zyrtarizmin e Tiranës si kampione e Shqipërisë. Në minutën e 20-të Cobbinah krosoi në zonë për Ngo’o, por anglezi u mbajt me duar nga shkodrani Olsi Gocaj dhe arbitri Erjon Bastari nuk ngurroi të akordojë 11-metërsh për Tiranën.

 

Nga pika e penalltisë shkoi sulmuesi i talentuar Ernest Muçi, i cili përtej moshës vetëm 19-vjeçare, gjuajti me gjakftohtësinë e një veterani dhe arriti të mposhtë portierin Bushi, duke shënuar golin e avantazhit për Tiranën.Në minutën e 67’ ishte mbrojtësi i ri i talentuar i Tiranës, Marsel Ismailgeci që gjuajti bukur nga brenda zonës dhe shënoi golin e dytë, një gol që u dha frymëmarrje futbollistëve dhe stafit të bardhebluve.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport flamurtari superiore tirana flamurtari superiore tirana

Sondazh

Poll