Sport

Media spanjolle e bën të sigurt: Ronaldo ka arritur marrëveshjen me klubin anglez

18 Korrik 2020, 16:37 Nga DOSJA
Media spanjolle e bën të sigurt: Ronaldo ka arritur marrëveshjen

SPANJË-Media spanjolle “Don Balon” ka raportuar ditën e sotme se sulmuesi portugez Cristiano Ronaldo ka arritur një akord me klubin e Newcastle-t dhe pritet të transferohet në kampionatin anglez sezonin e ardhshëm.Sipas “Don Balon”, Ronaldo ka marrë një ofertë të jashtëzakonshme nga sauditët që janë vetëm një hap marrjes së pronësisë së klubit të Premier League dhe duan të prezantojnë portugezin si blerjen e parë të klubit.

Momentalisht thuhet se palët kanë rënë dakord për të nënshkruar për dy sezone, por portugezi ka ruajtur të drejtën që të prishë në mënyrë të njëanshme kontratën verën e ardhshme, vetëm për t’u transferuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Deri tani asnjë nga palët nuk ka reaguar të japë konfirmime apo mohime të këtyre negociatave, ndërsa vetëm fundi i sezonit do të mund të sjellë më shumë detaje rreth kësaj çështjeje.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport cristiano ronaldo newcastle premier league serie a cristiano ronaldo newcastle premier league serie a

Sondazh

Poll