Sport

Reagon ish-kampioni i katalanasve: Barcelona ka nevojë për një trajner të ri

18 Korrik 2020, 17:11 Nga DOSJA
Reagon ish-kampioni i katalanasve: Barcelona ka nevojë për një

BRAZIL– Rivaldo Vítor Borba Ferreira, fituesi i Topit të Artë me Barcelonën, duket se është akoma i lidhur me skuadrën që i siguroi suksesin.

Në një intervistë për ‘Betfair’ ai ka folur  për vërshtirësitë që po kalon ekipi i katalanasve në këto momente dhe sugjeron se duhet të bëjnë ndryshime të menjëhershme para se të jetë tepër vonë.

Duket se ai nuk i përkrah shumë taktikat që trajneri Setie po përdor dhe mendon se presidenti Bartomeu duhet të vendosë dikë tjetër në vend të tij.

 “Çështja e momentit tek Barcelona është nëse do e ndërrojnë trajnerin para ndeshjes së kthimit me Napolin në Champions League apo do të presin edhe pak. Këto ditë nuk do të jenë aspak të lehta për presidentin Bartomeu. Unë e mendoj në këtë mënyrë, tifozët dhe media nuk besojnë më te Setien dhe stili i tij i lojës. Kjo e përforcon idenë që Barcelona ka nevojë për një trajner të ri në këto momente.“- ka  deklaruar braziliani.

Burimi: SPORT.es 

I.A/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport barcelona ish-kampioni i katalanasve rivaldo vítor borba ferreira barcelona ish-kampioni i katalanasve rivaldo vítor borba ferreira

Sondazh

Poll