Sport

“Tërbohet” Napoli, Klopp i rrëmben italianëve objektivin madhor

18 Korrik 2020, 16:55 Nga DOSJA
“Tërbohet” Napoli, Klopp i rrëmben italianëve

NAPOLI-Victor Osimhen, sulmuesi që aktivizohet në Francë me Lille është kthyer në futbollistin më të kërkuar. Talenti 21 vjeçar ishte pranë Napolit, madje duke gjetur akordin për shifrën e 60 milionë eurove.Megjithatë lojtari nigerian preferon më shumë Anglinë, me Liverpool që tashmë vërtetë mund t’i prishë punë klubit napolitan.

Sipas Il Mattino, skuadra e teknikut gjerman ka lëvizur duke u takuar me menaxherin e ri të lojtarit, D’Avila, të cilit i ka propozuar një ofertë prej 7 milionë euro në sezon për të asistuarin e tij. Për këtë arsye në kampin e Napolit, Aurelio De Laurentiis po mendon kundërlëvizjet për të vënë në përdorim.

Në listën e të dëshiruarve janë: Azmoun i Zenit San Petersburg, Jovic i Real Madrid (në pritje të një thirrje nga Milan), Morelos i Glasgow Rangers e Sorloth tani tek Crystal Palace.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport jurgen klopp liverpool napoli osimhen jurgen klopp liverpool napoli osimhen

Sondazh

Poll