Bota

Rriten tensionet! Azerbajxhani kërcënon Armeninë me sulm ndaj një centrali bërthamor

18 Korrik 2020, 12:27 Nga DOSJA
Rriten tensionet! Azerbajxhani kërcënon Armeninë me sulm ndaj

ARMENI– Tensionet mes Armenisë dhe Azerbajxhanit janë rritur. Së fundmi Azerbajxhani ka kërcënuar Armeninë se do të hedh në erë një termocentral nëse forcat armene fillojnë një sulm ndaj një rezervuari strategjik të ujit në Azerbajxhan. Ndërkohë Ministria e Jashtme e Armenisë e ka quajtur  kërcënimin e Azerbajxhanit si “gjenocid”

Kërcënimi erdhi në një deklaratë nga zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes së Azerbajxhanit, Vagif Dargyakhly, i cili tha: Pala armene nuk duhet të harrojë se sistemi raketor i shtetit tonë na mundëson ta sulmojmë reaktorin bërthamor Metsamor me saktësi, që do të mund të sillte katastrofë të madhe për Armeninë.

Centrali bërthamor i ndërtuar në kohën e Bashkimit Sovjetik ndodhet pak kilometra nga qytetet me dhjetëra mijëra banorë dhe vetëm 35 kilometra larg kryeqytetit armen, Yerevan, ku banojnë 1 milion njerëz

Sipas mediave të huaja ky kërcënim ka nxitur  reagim të ashpër nga Armenia duke bërë që vendi të shqetësohet se dhuna më e rëndë mes dy vendeve e cila po zhvillohet që prej katër vitesh mund të dalë shpejtë jashtë kontrollit.

Dëri më tani të paktën 16 persona janë vrarë në të dyja anët e kufirit gjatë përleshjeve të armatosura mes forcave të këtyre shteteve. Mediat kanë raportuar se gjatë përleshjeve janë përdorur tanke, dronë dhe artileri e rëndë.

Armenia dhe Azerbajxhani shpesh e kërcënojnë dhe akuzojnë njëra-tjetrën për provokime me sulme, në të cilat viteve të fundit janë vrarë dhjetëra njerëz, shumë prej të cilëve civilë.

Burimi:dailymail.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota ajzerbajxhan armeni ajzerbajxhan armeni

Sondazh

Poll