Bota

Urdhëri i ri i qeverisë Sllovene, nga e hëna shtetasit nga’ zona e kuqe’ futen në karantinë

18 Korrik 2020, 08:48 Nga DOSJA
Urdhëri i ri i qeverisë Sllovene, nga e hëna shtetasit nga’

SLLOVENI-Që nga dita e hënë Sllovena do të fusë në karantinë të gjithë shtetasit që vijë nga vendet e zonës së kuqe, nëpërmjet kufirit kroat. Njoftimi është dhënë nga ministri i Brendshëm , Ales Hojes. Gjithashtu dekreti përfshin edhe shtetasit slloven, që vizitojnë vende që konsiderohen me rrezik të lartë epidemik, si Serbia, Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Mali i Zi.

Urdhëri është dhënë për 4 pikat kufitare ndërmjet Sllovenisë dhe Kroacisë.
Më tej ai shtoi, se përgjatë fundjavës, në pikat kufitare Gruskovje/Macelj dhe Obrezje/Bregana, për shkak të trafikut, qytetarët do të presin pak më shumë për procedurat.

Për momentin Kroacia mbetet një zonë e sigurtë. Për këtë arsye, të gjitha shtetasit sllovenë që do të kalojnë pushimet verore në brigjet kroate, nuk do të t’i nënshtrohen karantinës, por do të meren në pyetje, për historikun e udhëtimit. Tre ditët e kaluara, në Slloveni janë shënuar 19 raste të reja. Sipas autoriteteve, rastet e reja janë kontakte të të infektuarve të mëparshëm. Për momentin ata ndodhen të vetëizoluar, për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Burimi: Croatiaweek

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota covid-19 koronavirusi ne slloveni covid-19 koronavirusi ne slloveni

Sondazh

Poll