Bota

Eskorta del me Covid-19, bashkiaku i Modica vë në ‘sedër’ klientët: Bëni testin edhe me rrezikun që e zbulon g

18 Korrik 2020, 10:46 Nga DOSJA
Eskorta del me Covid-19, bashkiaku i Modica vë në

ITALI“Bëni tamponin, rrezikoni që të infektoni edhe gruan në shtëpi.” Thirrja e pazakontë është bërë nga kryetari i komunës Ragusan, Ignazio Abate, pas shtrimit në spital të një eskorte, e cila ka rezultuar pozitive me koronavirus. Tanimë Abate ka frikë se pandemia do të “lulëzojë” në qytetin e tij.

“Dy ose tre klientë në ditë për 10 ditë, janë 20-30 persona që mund të jenë infektuar. Këta të infektuar kanë shkuar në shtëpi dhe në bar. Prandaj nëse keni kryer marrëdhënie me atë grua, shkoni dhe testohuni.”

Kryebashkiaku ka vendosur të gjithë meshkujt para një zgjedhjeje t’i nënshtohen tamponit dhe të japin shpjegime në familje duke marrë parasysh pasojat, ose të lënë gjithçka në heshtje, por me rrezikun që mund të infektojnë dhe të shpërndajnë virusin.

Për momentin bashkiaku i Modica i ka kërkuar policisë të ruajë të gjitha apartamentet ku mendohet se ushtrohet ky aktivitet, duke pasur mundësi të zbulohen edhe prostituta të tjera të cilat kanë takuar kolegen, ndërsa deri më tani asnjë mashkull nuk ka shkuar vullnetarisht që të kryejë tamponin.

Marrë nga tgcom24.mediaset.it

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni ignazio abate itali koronavirusi ne itali ignazio abate itali koronavirusi ne itali

Sondazh

Poll