Bota

Vuçiç në “gjurmët” e Ramës, presidenti serb nis shkollën për t’u bërë trajner basketbolli

18 Korrik 2020, 10:06 Nga DOSJA
Vuçiç në “gjurmët” e Ramës, presidenti

BEOGRAD- Presidenti serb Aleksandër Vuçiç është regjistruar si student në shkollën e lartë sportive për t’u bërë trajner basketbolli për fëmijë. Lajmin e ka ndarë vetë në rrjetet sociale, ku ka treguar për regjistrimin në fakultetin e ri. Presidenti ka publikuar indeksin dhe një top të vogël të basketbollit. Vuçiç thotë se është i lumtur që pas një kohe të gjatë po realizon një ëndërr të vjetër.

“Për herë të dytë në jetë jam bërë student, këtë herë në shkollën e lartë të studimeve sportive, me dëshirë që të bëhem trajner i basketbollit për fëmijë. Nuk do të besonit se sa i lumtur jam që pas shumë vjetësh po filloj me realizimin e ëndrrave djaloshare”, ka shkruar Vuçiç. Deri më tani, presidenti njihet për fakultetin e tij të parë, atë Juridik në Beograd.

Por nga u frymëzua Vuçiç? “Vëllai” i tij shpirtëror, kryeministri shqiptar Edi Rama njihet si basketbollist. Para se të hynte në politikë, shumë vite më parë, Kryeministri ka luajtur në nivel profesionist shumë vite më parë, duke veshur dhe fanellën e kombëtares.

Duhet thënë se ky është një tjetër element që e bashkon presidentin serb me kryeministrin shqiptar. Tani janë “një”…

(F.g./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni aleksander vucic basketbolli edi rama aleksander vucic basketbolli edi rama

Sondazh

Poll