Bota

Humb jetën 75-vjecari nga Gjilani/ Shkon në 128 numri i viktimave në Kosovë

18 Korrik 2020, 11:38 Nga DOSJA
Humb jetën 75-vjecari nga Gjilani/ Shkon në 128 numri i viktimave

KOSOVË- Një 75-vjecar  nga Gjilani i cili ishte i prekur nga koronavirusi ka humbur jetën ditën e sotme. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Gjilanit, i cili është shprehur se viktima i identifikuar si Rexhep Baxhaku kishte sëmundje e të tjera shoqëruese. Sipas tij ai kishte shërbyer si taksist.

“Me pikëllim të thellë e mora lajmin për humbjen e betejës me #COVID19 të dy bashkëqytetarëve tanë, prokurorit të respektuar Ismet Ukshini (1961) dhe Rexhep Baxhakut (1945) i cili ka shërbyer si taksist. Të dy kishin edhe sëmundje të tjera shoqëruese. Në emër të Komitetit për menaxhimin e përhapjes së #COVID19, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve. Do t’iu qëndrojmë afër për ta përballuar dhembjen.Apeloj që t’i respektoni masat mbrojtëse sepse po përballemi me një virus te panjohur ende dhe shumë të rrezikshëm”– ka shkruar Haziri në një postim në rrjetet sociale.

Kujtojmë se ditën e sotme ka humbur jetën edhe prokurori i Gjilanit Ismet Ukshini. Me rritjen e sotme numri i  përgjithshëm i viktimave nga koronavirusi ka shkuar në 128 persona.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne kosove rexhep baxhaku koronavirusi ne kosove rexhep baxhaku

Sondazh

Poll