Bota

Takimi mes Vuçiç dhe Hotit në Bruksel, Borrell zbulon detaje: Nuk ishin diskutime të lehta, pati mospajtime

18 Korrik 2020, 11:45 Nga DOSJA
Takimi mes Vuçiç dhe Hotit në Bruksel, Borrell zbulon detaje:

KOSOVW-Përfaqësuesi i Lartë për Politikën e Jashtme në BE, Joseph Borrel, ka treguar detaje nga takimi mes presidentit serb, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrit kosovar, Avdullah Hoti në Bruksel.

Ne kemi shpenzuar të gjithë pasditen dhe orët e para të mbrëmjes në diskutime intensive me të dy partnerët. Këto nuk kanë qenë diskutime të lehta. Temat si personat e humbur dhe të zhvendosur janë çështje tepër emocionale dhe janë pjesë thelbësore e pajtimit”, u shpreh Borell.

Sipas Borrell, dy vendet duhet të punojnë për zhvillimin e ekonomisë, pasi kjo është e ardhmja e rajonit.

Ata duhet të punojnë gjithashtu për zhvillimin e ekonomisë dhe infrastrukturës së tyre. Kjo është për përfitimin e dyanshëm dhe BE ka bërë mjaft përpjekje për të vendosur një kornizë për një bashkëpunim të tillë”, vijon Borrell.

Borrel thekson se mes dy liderëve ka pasur mosdakordësi, por gjithsesi ata kanë shprehur gatishmëri për të vazhduar dialogun. Përfaqësuesi i Lartë i BE ka zbuluar se takimi i radhës do të jetë në shtator.

Mezi pres të punoj me ta dhe jam shumë i lumtur që mund të mbështetemi në përvojën e gjatë diplomatike të Përfaqësuesit Special të BE-së Miroslav Lajcak për këtë detyrë të ndërlikuar. Kemi shumë për të arritur së bashku për të mirën e Serbisë, Kosovës dhe Bashkimit Evropian”, thotë Borell

Njëkohësisht ai ka falendetuar kancelaren gjermane Angel Merkel dhe presidentin francez, Emanuel Macron, që i dhanë shtysë procesit.

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni aleksander vucic avdullah hoti aleksander vucic avdullah hoti

Sondazh

Poll