Bota

Supermarketet në Kinë marrin inciativën e veçantë/ Fotot e fëmijëve të zhdukur i vendosin në ambalazhin e shisheve të

18 Korrik 2020, 11:57 Nga DOSJA

KINË- Supermarketete dhe dyqanet në Kinë kanë marrë një inciativë të veçantë për të ndihmuar prindërit të cilëve u kanë humbur fëmijët.  Ata kanë vendosur fotografitë e vajzave dhe djemve në ambalazhet e shisheve të ujit që shiten. Po ashtu krahas fotogafive janë vendosur edhe të dhënat e fëmijëve të zhdukur duke shpresuar që dikush t’i gjejë dhe të informojë familjen për ta.

Rrëmbimi i fëmijëve është një çështje serioze në Kinë ku sipas raportimve rreth 200,000 djem dhe vajza humbin  çdo vit.

Sipas një raporti vetëm 200 fëmijë ose 0.1 për qind etyre  pritet të bashkohen përsëri me prindërit e tyre në një periudhë të caktuar gjatë jetës.

Iniciativa për vendosjen e fotografive të fëmijëve të zhdukur në ambalazh të shisheve të ujit është marrë nga një organizatë bamirëse, e cila u ndihmon familjeve që t’i gjejnë fëmijët e humbur.

Burimi:DailyMail

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota kine kine

Sondazh

Poll