Bota

Të shtëna me armë zjarri në Kosovë, një viktimë dhe një i plagosur 

18 Korrik 2020, 12:15 Nga DOSJA
Të shtëna me armë zjarri në Kosovë, një

PODUJEVË–  Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Podujeve të Kosovës, ku pas një sulmi me armë zjarri ka mbetur i plagosur një person dhe është plagosur një tjetër.

Siç shkruajnë edhe mediat vendase ky lajm është bërë me dije nga zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi.

Sipas tij raportohet se një person është vrarë dhe një tjetër ka mbetur i plagosur nga një sulme armë zjarri që ka ndodhur para pak minutash në fshatin Repë të Komunës së Podujevës.  Ndërkohë policia policia po heton për të zbardhur këtë ngjarje.

“Më 18.07.2020 në orën 13:04, policia është njoftuar për të shtëna me armë zjarri në fshatin Repë të Podujevës. Menjëherë për në vend-ngjarje janë nisur njësitë policore. Është njoftuar edhe ekipi mjekësor emergjent. Nga përdorimi i armëve të zjarrit një person ka humbur jetën, kjo është konstatuar nga ekipi mjekësor, një person tjetër është i plagosur. Policia edhe në këto momente është duke e trajtuar rastin, nëse do të ketë informata të reja ua përcjellim me kohë.”- ka deklaruar Krasniqi.

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni sulm me arme zjarri ne podujeve sulm me arme zjarri ne podujeve

Sondazh

Poll