Bota

COVID-19 s’ndalet në Kosovë, vdesin prokurori dhe gjyqtari, situata e rënduar edhe me të infektuarit (EMRAT)

18 Korrik 2020, 09:34 Nga DOSJA
COVID-19 s’ndalet në Kosovë, vdesin prokurori dhe gjyqtari,

KOSOVE– Situata me koronavirusin wshtw e rwndw nw Kosovw, ku paraditen e sotme, humbi jetwn prokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan, Ismet Ukshini. Mediat kosovare raportojnë se Ukshini ishte i infektuar me COVID-19, por përveç virusit, ai kishte edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

“Po, prokurori Ismet Ukshini ka vdekur në orët e para të mëngjesit në spitalin e Gjilanit. Ai ka qenë i konfirmuar se është i infektuar me COVID-19 ndërsa nga data 6 korrik ka qenë i shtrirë në spital. Ka pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese. Sipas mjekëve, ka pasur probleme me mushkëri”, ka thënë Selami Xhemajli, drejtues i institucionit Shëndetësor për Gazeta Express.

Por nuk është i vetmi. Disa orë më vonë, ka humbur jetën edhe gjyqtari i Gjykatës Themelore të Prishtinës, Shasivar Hoti. Kryetarja e gjykatës Themelore në Prishtinë, Afërdita Bytyqi ka konfirmuar lajmin. 

“Gjyqtari ka qenë në pushim vjetor ndërsa djali i tij më njoftoi se i është përkeqësuar gjendja dhe ka vdekur. Nuk është testuar për COVID-19. Vetëm dje ka pas problem me frymëmarrje dhe e kanë dërguar në spital, ku edhe ka vdekur. Sipas familjarëve nuk ka pas simptoma, tash mbetet të shihet”, ka thënë Bytyqi.

Deri më tani, në Kosovë janë 5472 të infektuar dhe 127 persona të cilët kanë vdekur.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni covid-19 ne kosove vdes prokurori ne kosove covid-19 ne kosove vdes prokurori ne kosove

Sondazh

Poll