Aktualitet

U nis nga Durrësi, kapet bizarka me 35 mijë euro heroinë në Itali, arrestohet shoferi dhe pasagjeri

17 Korrik 2020, 15:19 Nga DOSJA
U nis nga Durrësi, kapet bizarka me 35 mijë euro heroinë në

Agjentët e Guardia di Finanza së bashku me policinë e Anconas kanë sekuestruar një sasi prej 1,1 kg heroinë. Lënda narkotike ishte ndarë në dy pako dhe ishte fshehur në kabinën e një bizarke , e cila transportonte makina. Në pranga ranë shoferi dhe pasagjeri i bizarkës, respektivisht 29 dhe 26-vjeç, të dy nga Shqipëria. Sipas mediave italiane, bizarka kishte zbritur nga një traget i nisur nga Durrësi.

Për operacionin u përdor edhe qeni antidogë , i cili sinjalizoi agjentët për praninë e lëndës narkotike. Menjëherë bizarka kaloi në skaner dhe aty u konfirmua sasia e heroinës. Gjithashtu u sekuestruan edhe 43 mijë euro të holla. Sipas autoriteteve italiane, nëse droga do të dilte në treg do të kapte shumën e 35 mijë eurove.

Shqiptarë ndërkohë tashmë ndodhen në burgun e Montacuto-s, në pritje për t’u përballur me gjykatën.

Marrë dhe përshtatur në shqip nga Corriere Adriatico.it

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen dy shqiptare me droge ne itali droga ne itali arrestohen dy shqiptare me droge ne itali droga ne itali

Sondazh

Poll