Beteja me COVID-19, Brataj: Deri në fund të vitit mund të fillojë prodhimi i dy vaksinave
17 Korrik 2020, 13:45Nga DOSJA
TIRANË – Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj bëri me dije se deri në fund të vitit mund të nisë prodhimi i dy vaksinave kundër COVID-19. Në një prononcim për “Report Tv”, ai u shpreh se njerëzit nuk duhet të tmerrohen, pasi 94% mund të shërohen në banesë. Përsa i përket vdekshmërisë, e cila është në rritje, Brataj tha se nuk e kalon atë të gripit sezonal.
“Janë gati dy vaksina që mund fillojnë të prodhohen në fund të këtij viti. Kjo sëmundje ka një përqindje shumë të lartë të shërimit, 94% shërohen në banesë. Nuk duhet të tmerrohemi. Dhe vdekshmëria nuk është më e madhe se gripi i sezonit,” u shpreh Brataj.
Në 24 orët e fundit janë shënuar 55 raste me COVID-19, duke pasur ulje të theksuar nga ditët e mëparshme. Gjithashtu 3 pacientë të tjerë kanë humbur betejën me virusin. Në dy spitalet COVID, po marrin shërbim 106 pacientë, 9 prej të cilëve në gjendje të rëndë, ku një është intubuar.
(g.sh./dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Ministerja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka njoftuar sot se në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” është hapur laboratori i dytë për...
TIRANË- Policia e Tiranës ka bërë bilancin e 24 orëve të fundit dhe njofton se ka arrestuar 7 persona. Në një njoftim për mediat blutë e Tiranës shkruajnë ...
TIRANË– Këshilli i Lartë i Prokurorisë është mbledhur ditën e sotme dhe ka vendosur se do të nisë procedurat e verifikimit të pasurisë dhe figurës së kandi...
DIBËR– Një punonjësi i stafit të Bashkisë Dibër dhe një punonjës policie kanë rezultuar pozitiv me koronavirus. Nga 20 tamponat e marrë gjatë 24 orëv...
KURBIN– Frederik dhe Henri Frrokaj dy kuruesit e rremë të Covid-19 janë lënë të lirë nga Gjykata e Kurbinit, disa ditë pas arrestimit. Mësohet se dy mjekët e rr...
TIRANË- Operacioni Forca e Ligjit iu ka dërguar sot formularin 4 të dënuarve në qarkun e Shkodrës. Ata janë Fran Marinaj, Dorjan Duli, Mondi Rama, e Gëzim ...