Mungesa e transportit publik dhe frika nga pandemia penalizojnë fasonët, 31% e punëtorëve nuk janë kthyer pas karantinës
17 Korrik 2020, 14:43Nga DOSJA
TIRANË -Në anketimin që ka kryer shoqata e sipërmarrësve fasonë Pro – Export Albania në 70 subjekte përgjatë muajit qershor, rezulton se 31 % e punëtorëve nuk janë kthyer në punë pas karantinës. Arsyet e moskthimit në punë kanë qenë ; mungesa e transportit publik, pamunësia për të akomoduar fëmijët dhe frika nga Pandemia.
Pyetjes se sa nga 70 subjektet e anketuar kanë diversifikuar prodhimin, i janë përgjigjur pozitivisht 37% e tyre. Kurse situatën me kontratat me klientët respektivë për për periudhën shtator-tetor 100 % e subjekteve të anketuar e shohin tejet të zymtë.
97 % të sipërmarrjeve fason nga 70 subjektet e pyetur e kanë të nevojshme të investojë në teknologji për tju përshtatur tregut në të ardhmen, teksa aktualisht kapaciteti prodhues është në masën 78%. Pro-Export Albania llogarit një humbje mbi 130 milionë euro për sektorin fason në dy muajt e fundit, në stoqe të pashitura (kontrata të bllokuara ose të parealizuara) dhe në prodhim të munguar.
Sipas “Pro-Eksport”, pothuajse të gjitha fabrikat e sektorit janë në mungesë ekstreme të likuiditetit për të vijuar punën. Rreziku i falimentimeve në masë për këto sipërmarrje është i dukshëm dhe shumica e këtyre fabrikave prodhuese po punon sot për mbijetesë. Ata kërkojnë nga qeveria ndihmë në lidhje me lehtësimin e kritereve për kreditë e garancive sovrane dhe kompensim të zbatimit të protokollit të kuq shëndetësor.
ITALI-Antimafia italiane ka publikuar raportin për kriminalitetin në vend, duke u ndalur edhe tek bandat shqiptare. Sipas raportit, bandat shqiptare më së shumt...
TIRANË – Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj bëri me dije se deri në fund të vitit mund të nisë prodhimi i dy vaksinave kundër COVID-19. Në një pron...
TIRANË- Ministerja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka njoftuar sot se në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” është hapur laboratori i dytë për...
TIRANË- Policia e Tiranës ka bërë bilancin e 24 orëve të fundit dhe njofton se ka arrestuar 7 persona. Në një njoftim për mediat blutë e Tiranës shkruajnë ...
TIRANË– Këshilli i Lartë i Prokurorisë është mbledhur ditën e sotme dhe ka vendosur se do të nisë procedurat e verifikimit të pasurisë dhe figurës së kandi...
DIBËR– Një punonjësi i stafit të Bashkisë Dibër dhe një punonjës policie kanë rezultuar pozitiv me koronavirus. Nga 20 tamponat e marrë gjatë 24 orëv...
KURBIN– Frederik dhe Henri Frrokaj dy kuruesit e rremë të Covid-19 janë lënë të lirë nga Gjykata e Kurbinit, disa ditë pas arrestimit. Mësohet se dy mjekët e rr...