Aktualitet

“Pse dhe konferencë për shtyp?”/ Zani Caushi s’i harron ‘veset’, nisi edhe sot konflikte me prokuroren e Korçës

17 Korrik 2020, 15:19 Nga DOSJA
“Pse dhe konferencë për shtyp?”/ Zani Caushi s’i

KORÇË– Myrteza Çaushi edhe pse u tërhoq në kërkesën e tij për t’u liruar me kusht, ‘gjaknxehtësinë’ nuk e ka lënë pas. Pikërisht, gjatë senacës së sotme, ku u zhvilluar seanca në Gjykatën e Korçës, i ashtuquajturi ‘Zani’ ka nxjerrë në pah ‘damarin’ e tij.

Madje mësohet se ka nisur të konfliktohet edhe me organin e akuzës.

“E pse ke dhënë konferencë për shtyp?”– mësohet t’i ketë thënë Caushi organit të akuzës.  

Myrteza Caushi është konfliktuar edhe më herët, pasi ka krijuar edhe një situatë rebelimi në burgun e Drenovës në Korçë.

Në seancën e sotme, Myrteza Çaushi, ka hequr dorë nga liria. I dënuari me burg përjetë ka vendosur që të tërhiqet nga kërkesa e tij për lirim me kusht. Avokati i tij, sqaroi më vonë se kjo kërkesë do të ribëhet, por pasi të vendoset mirë llogaritja e viteve të Caushit. Ky i fundit pretendon se ka bërë 31 vite burg dhe jo 25.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet zani caushi zani caushi kerkon lirine zani caushi zani caushi kerkon lirine

Sondazh

Poll