Aktualitet

Raporti i Antimafias italiane: Shqipëria furnizues kanabisi dhe tranzit për drogërat e forta, paratë e krimit investohen në

17 Korrik 2020, 13:57 Nga DOSJA
Raporti i Antimafias italiane: Shqipëria furnizues kanabisi dhe tranzit

ITALI-Antimafia italiane ka publikuar raportin për kriminalitetin në vend, duke u ndalur edhe tek bandat shqiptare. Sipas raportit, bandat shqiptare më së shumti janë të dalluara për trafik narkotikësh dhe prostitucion.

Gjithashtu në raport thuhet, se paratë e fituara nga aktiviteti kriminal investohen në turizëm, ndërtim dhe për sigurimin e sasive të kokainës. Raporti vijon më tej, duke theksuar, se bandat shqiptare i kanë shtrirë lidhjet deri në Amerikën e Jugut, ndërsa për shkak të aktivitetit për një kohë të gjatë në territorin italian, bashkëpunojnë me bandat vendase dhe ato të shtetësive të tjera.

Shqpëria ndërkohë, konsiderohet një vend prodhues i kanabisit dhe tranzit për drogërat e forta si kokaine dhe heroina. Si rrugë kalimi për drogën, sipas raportit përdoret kanali i Otrantos dhe tuneli i Brener, në alpet midis Austrisë dhe Italisë.

Pjesë nga raporti

Bandat shqiptare shtrihen në pjesën më të madhe të territorit italian dhe janë të niveleve të ndryshme.  Një karakteristikë e bandave shqiptare janë lidhjet familjare dhe raportet mes subjekteve që vijnë nga e njëjta krahinë dhe kanë të njëjtat sjellje dhe kode. Kriminalitet shqiptar merret me trafikun e lëndëve narkotike, shfrytëzim prostitucioni dhe bashkëpunon me bandat nigeriane dhe rumune. Të ardhurat nga aktiviteti kriminal shkojnë në ndërtim, turizëm dhe përdoren për të sjellë sasi të mëdha kokaine nga Kolumbia.

Orgaizatat më të konsoliduara, i kanë shtrirë degët e tyre edhe në vende si Belgjika, Austria, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Spanja, Franca, por edhe Amerika qëndrore e jugore. Përsa i përket trafikut të lëndëve narkotike Shqipëria konsiderohet vend prodhues i kanabisit, i cili transportohet nëpërmjet kanalist të Otrantos dhe tranzit për drogërat e forat si heroina dhe kokaina nga Afganistani dhe Azia Qendrore.

Mundësia për të siguruar armë dhe burimet financiare, kanë bërë që bandat shqiptare të baskëpunojnë me organizatat më të fuqishme kriminale vendase. Aktiviteti i gjatë në territorin italiane i ka lejuar bandave shqiptare që të integrohen me banda të shteteve të tjera dhe italiane sigurisht, të specializuara për trafikun e lëndëve narkotike. Sipas raportit të antimafias italiane, shqiptarët përdorin si rrugë për kalimin e drogës, tunelin e Brenerit që lidh Italinë me Austrinë.

Gjithashtu në raport përmendet trafiku me gomone, ku përdoren zakonisht brigjet e Brindisit për të shkarkuar drogën e cila më pas shitet në Bologna. Në raport theksohet edhe tendenca e bandave shqiptare, për t’u përfshirë në krime që lidhen me grabitjet. Ky lloj krimi zhvillohet në grup, nga banda të cilat kanë si objektiv vilat, banesat dhe qendrat tregtare.

(g.sh./dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet raporti i antimafias italiane per shqiperine raporti i antimafias italiane per shqiperine

Sondazh

Poll