Aktualitet

Hapet laboratori në QSUT, Manastirliu: Do bëhen testet e COVID-19, rritet kapaceiteti për identifikimin e të prekurve

17 Korrik 2020, 13:40 Nga DOSJA
Hapet laboratori në QSUT, Manastirliu: Do bëhen testet e COVID-19,

TIRANË- Ministerja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka njoftuar sot se në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” është hapur laboratori i dytë për testimet për COVID19.

Në një vizitë të bërë sot në QSUT, ministrja u shpreh se do të rrihet kapaciteti i testimit, pasi do funksionojë si i pavarur nga laboratori tjetër në Institutin e Shëndetit Publik.

Pas laboratorit të referencës në ISHP, me hapjen e këtij laboratori, siç e premtuam, zgjerojmë kapacitetet e testimit, me cilësi dhe siguri për identifikimin e të prekurve nga COVID19. Aktualisht në laboratorin e Institutit të Shëndetit Publik, që është një laborator reference, kapacitetet e testimit janë nga 500-1 mijë testime ditore dhe me hapjen e këtij laboratori për pacientët e spitaleve COVID, vijojmë rrisim kapacitetet, por rëndësi ka cilësia e testimit, ndaj dhe ky laborator është i biosigurisë 2, i çertifikuar nga OBSH”, u shpreh ndër të tjera Manastirliu.

Laboratori i Mikrobiologjisë në QSUT mësohet se do të vijojë edhe testimet serologjike për stafet mjekësore, pas Tiranës, edhe për stafet në spitalet rajonale. 

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi laboratori i analizave per covid-19 masat kunder covid 19 ogerta manastirliu koronavirusi ne shqiperi laboratori i analizave per covid-19 masat kunder covid 19 ogerta manastirliu

Sondazh

Poll