Aktualitet

Humbi jetën nga shpërthimi i granatës, si e njihnin banorët viktimën në Korçë: Ka punuar shumë, ishte i nderuar dhe i r

17 Korrik 2020, 14:34 Nga DOSJA
Humbi jetën nga shpërthimi i granatës, si e njihnin banorët

KORÇË-Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e sotme në Kamenicë të Korçës, ku si pasojë e shpërthimit të një bombe humbi jetën 46-vjeçari Hekural Kala. Banorët e fshatit kanë dëshmuar, se shpërthimi ka shkaktuar një zhurmë dhe tronditje të madhe. Përsa i përket viktimës ai tha se ishte i nderuar dhe i respektuar.

Në momentin e shpërthimit u drodh komplet, u plasën dhe muret e shtëpisë, ai punonte në atë godinë, është gjynah, ishte djalë që nuk e pillte më nëna. Ka punuar shumë është i nderuar, i respektuar shumë, s’kemi çfarë ti themi’, shprehet një prej dëshmitarëve.

Ndërkohë një tjetër banor ka treguar, se viktima kishte 3 fëmijë, ndërsa shton, se ajo që i ndodhi atij, të mos i ndodhë askujt.

“Edhe i ati i vdiq nga sharra, duke prerë trungjet, ishte punëtor i vetëm, me 3 fëmijë, i ndodhi ajo që i ndodhi që mos i ndodhtë njeriut”, shprehet një tjetër bashkëfshatar i personit që humbi jetën.

Si pasojë e shpërthimit të një granate, 46-vjeçari Hekuran Kala humbi jetën në Kamenicë të Korçës. Ngjarja ndodhi gjatë kohës kur ai po punonte në një banesë të vjetër.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kamenice korce vdes i riu ne kamenice kamenice korce vdes i riu ne kamenice

Sondazh

Poll