Aktualitet

Policia e Tiranës bën bilancin e 24 orëve të fundit: Në pranga 7 persona, kemi proceduar dhe 7 të tjerë

17 Korrik 2020, 13:11 Nga DOSJA
Policia e Tiranës bën bilancin e 24 orëve të fundit: Në

TIRANË- Policia e Tiranës ka bërë bilancin e 24 orëve të fundit dhe njofton se ka arrestuar 7 persona. Në një njoftim për mediat blutë e Tiranës shkruajnë se kanë proceduar dhe 7 persona të tjerë për vepra të ndryshme penale.

Në njoftim bëhet me dije se të arrestuarit janë për trafikim të lëndëve narkotike, dhunë në familje, drejtimi i mjetit në gjendje të dehur si dhe për plagosje. Materialet për të gjithë të proceduarit në 24 orët e fundit i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

NJOFTIMI I PLOTË

Vijon puna nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Gjatë 24 orëve të fundit janë vënë në pranga 7 shtetas dhe janë proceduar penalisht 7 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale. Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit B. L., 34 vjeç, si edhe u referuan materialet për shtetasit D. H., A. L., B. V., E. GJ., E. C dhe A. Y., sepse pas një raportimi në Komisariatin Dixhital se në Rrugën e Vilave, në lokalin në pronësi të shtetasit B. L., shitej lëndë narkotike e llojit kokainë dhe cannabis sativa, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll dhe kanë konstatuar në lokal shtetasit e lartpërmendur. Gjatë kontrollit fizik dhe të ambientit përreth janë gjetur dhe sekuestruar doza me lëndë të dyshuar cannabis sativa. Në përfundim të hetimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit B. L., për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”, u proceduan penalisht, për veprën “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” shtetasit D. H., A. L., B. V dhe E. GJ., ndërsa shtetasit E. C. dhe A. Y. u proceduan penalisht për veprën penale “Moskallëzim krimi”.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 u arrestua në flagrancë shtetasi L. H., 19 vjeç, pasi në rrugën “Sotir Kolea”, në ambientet e një hoteli, ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 22-vjeçare. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetases A. T. dhe proceduan penalisht shtetasen M. R., pasi në bashkëpunim me njëra-tjetrën kanë vjedhur disa produkte kozmetike në një qendër tregtare. Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit të mitur me iniciale L. D., 15 vjeç, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta ka goditur me send të fortë (kaçavidë) shtetasin E. B., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. Sh., 43 vjeç, pasi në lagjen Nr. 2, Kavajë, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj motrës së tij. Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: XH. H. dhe XH. C., pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestime ne tirane policia tirane arrestime ne tirane policia tirane

Sondazh

Poll