Aktualitet

Përpjekja e radhës për të ndaluar ekstradimin, gylenisti Selami Simsek kërkesë Komisionit Kombëtar për Azilin dhe Refugj

17 Korrik 2020, 14:51 Nga DOSJA
Përpjekja e radhës për të ndaluar ekstradimin, gylenisti

TIRANË -Gylenisti Selami Simsek ka bërë përpjekjen e radhës për të frenuar ekstradimin drejt Turqisë. Ai i ka drejtuar një kërkesë Komisionit Kombëtar për Azilin dhe Refugjatët, për të ndaluar ekstradimin. Simsek këmbëngul, se nëse ndodh ekstradimi në Turqi, atij i rrezikohet jeta.

Simsek nëpërmjet dokumentit, kërkon pezullimin e vendimit për dëbim nga territori. Gylenisti pretendon se vendimi për refuzimin e azili nuk i është komunikuar në rrugë zyrtare, duke e konsideruar këtë një shkelje të rëndë të të drejtave. Simsek thekson, se vendimin e ka marrë vesh nëpërmjet mediave, edhe pse ligji e detyron drejtorinë e azilit, që t’ja komunikojë  brenda 5 ditëve nga nxjerrja.

Gylenisi ka kundërshtuar edhe argumentet e përdorura për mohimin e azilit, ku thuhej se në pretendimet e ngritura nga Simsek, nuk ka elementë persekutimi ndaj tij apo familjes. Sipas tij, shteti shqiptar nuk ka kryer hetime, për të vërtetuar nëse Simsek është apo jo i kërkuar nga Turqia, apo nëse ndaj tij ka një procedim të hapur. Më tej ai ka shtuar, se xhaxhai i tij është në Turqi si mbështetës i lëvizjes gyleniste.

Më 2 korrik, Drejtori i Drejtorisë së Azilit dhe Shtetësisë, Sokol Sheti, së bashku me tre specialistë, firmosën shkresën, ku thuhej se Simsek nuk i përmbush kushtet për njohjen e të drejtës së azilit. Në shkresë thuhej, se ndaj këtij vendimi, mund të bëhej ankimim brenda 15 ditëve në Komisioni Kombëtar për Azilin dhe Refugjjatët.

Më 9 mars, gylenisti Selami Simsek kërkoi azil politik në Shqipëri, me pretendimin, se në Turqi i rrezikohej jeta.

Simsek u arrestua më 8 korrik të 2019-ës, për falsifikim dokumentash. Ai kërkoi që të largohej drejt Kanadasë me dokumenta të falsifikuara nëpërmjet aeroportit të Rinasit. Gjatë arrestimit, atij iu sekuestra pasaporta false. Së bashku me të u arrestua edhe mësuesi Harun Çelik, i cili u ekstradua drejt Turqisë.

(g.sh./dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ekstradimi i selami simsek selami simsek ekstradimi i selami simsek selami simsek

Sondazh

Poll