Takimi Hoti-Vuçiç në Bruksel/ Lajçak: Dialogu Kosovë-Serbi do të vazhdojë në dy nivele
16 Korrik 2020, 20:04Nga DOSJA
BRUKSEL– I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak pas takimit të sotëm në Bruksel ka konfirmuar se ky proces do të vazhdojë në dy nivele.
Më tej Lajçak është shprehur se në nivel të lartë siç ishte sot dialogu do të vazhdojë pas gati dy muajve.
“Të dy palët janë pajtuar që takimi i radhës në nivel ekspertësh të mbahet javën tjetër. Kurse të mbahet në fillim të shtatorit do të mbahet takimi në nivel të lartë”, ka deklaruar ai.
Ditën e sotme në Bruksel nisi në orën 16:00 takimi midis Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç ku për tre orë me rradhë ato diskutuan për çështjet mes dy palëve. Lideri serb ka pohuar se bisedimet me Kosovën do të vijojnë sërish të mërkurën e 22 korrikut.
A.C/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka treguar se çfarë do ndodhë në Maqedoninë e Veriut pas zgjedhjeve. Në një lidhje dir...
MAQEDONI E VERIUT– Pas zgjedhjeve të parakohshme në Maqedoninë e Veriut ka reaguar edhe Ambsada amerikane në atje, duke i cilësuar këto zgjedhje si një hap të r...
SHBA– Shtetet e Bashkuara të enjten kanë ekzekutuar edhe një federal disa ditë pasi vranë një tjetër. Wesley Purkey u vra mëngjesin e ditës së sotme në Kompleks...
TIRANË- Kreu i Bashkimit Demorkatik për Integrim, Ali Ahmeti, ka folur pas zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut. Në një lidhje direkte me Syri Tv, Ahmeti ka t...
MAQEDONI E VERIUT- Sekretari i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së, Igor Janushev përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka bërë me dije se votat në zgjedhje...
TURQI- Një avion i policisë turke është rrëzuar ditën e sotme ku si pasojë kanë humbur jetën shtatë anëtarë të forcave të sigurisë së Turqisë.Mësohet se avioni ...
SHBA– Presidenti i SHBA, Donald Trump po pretendon të lëshojë urdhër që të ndalohen 92 milionë anëtarët e Partisë Komuniste të Kinës, ose 7% të popullsisë...