Bota

Takimi me Vuçiç në Bruksel/ Hoti: Dy temat e rëndësishme janë personat e pagjetur dhe çështjet ekonomike

16 Korrik 2020, 20:00 Nga DOSJA
Takimi me Vuçiç në Bruksel/ Hoti: Dy temat e

BRUKSEL-Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, pas takimit me Presidentin Vuçiç dhe deklaratës nga Brukseli ai ka reguar sërish përmes një postimi në rrjetin social Facebook, duke thënë se në takimin e parë të drejtëpërdrejtë pas 20 muajsh është është diskutuar për dy çështje të rëndësishme.

Më tej ai ka thënë se qëndrimet që i ka paraqitur janë të palëkundura dhe nuk do të lëvizet prej tyre.

Postimi i Plotë i Hotit: 

Pas 20 muajsh, sot e rifilluam procesin e dialogut në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë. Njohja reciproke dhe normalizimi i raporteve në mes të dy vendeve janë parimet bazë dhe qëllimi përfundimtar i këtij procesi. Me kërkesën tonë, dy temat e takimit të parë ishin personat e pagjetur dhe çështjet ekonomike. Për ne tek ekonomia përfshihen edhe kompensimi i dëmeve të luftës, suksesioni, borxhi shtetërorë, pensionet, kursimet në banka, pagat e humbura të punëtorëve të larguara nga puna, dëmtimet e pronës private dhe çështje të tjera që do të vazhdojnë të diskutohen në takimet e ardhshme. Jemi të vendosur që çështja e të pagjeturve të mbyllet sa më shpejt, sepse ndjejmë obligim moral ndaj familjeve të tyre.  Destinacioni i Kosovës është integrimi euro-atlantik. Dialogu nuk ka alternativë. Me mbështetjen e miqve do të arrijmë qëllimin tonë, sepse është në interes të Kosovës dhe Serbisë, në interes të paqes, stabilitetit dhe prosperitetit në rajon, si dhe në interes të BE-së dhe SHBA-së. Gjatë këtij procesi të vështirë, ne besojmë plotësisht në miqtë tanë ndërkombëtarë, siç kemi besuar në të kaluarën kur ata e mbështetën çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës.

Ky takim i drejtpërdrejtë vjen pas takimit virtual të 12 korrikut mes të dy palëve, ku në atë bisedë Kryeministri Hoti ka thënë se dialogu nuk ka alternativë dhe se vetëm përmes dialogut mund të zgjidhen çështjet me Serbinë. Dialogu mes këtyre dy vendeve është ndërprerë në fund të vitit 2018, për shkak të një takse që u ka vendosur Qeveria e atëhershme e Kosovës prodhimeve të importuara nga Serbia. Taksa 100 % u zëvendësuarme masa reciprociteti, por me ardhjen në pushtet të Qeverisë Hoti u hoq reciprociteti, ku sipas tij erdhi me qëllim vazhdimin e dialogut.

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni takimi hoti-vuçiç 16 korrik 2020 takimi hoti-vuçiç 16 korrik 2020

Sondazh

Poll