Bota

Dialogu Kosovë-Serbi/ Përfundon takimi me Vuçiç në Bruksel, Hoti: Është shënuar progres

16 Korrik 2020, 17:39 Nga DOSJA
Dialogu Kosovë-Serbi/ Përfundon takimi me Vuçiç në

BRUKSEL-Ka përfunduar takimi mes Krysministrit të Kosovës Avdullah Hoti dhe Presidentit serb, Aleksandër Vuçiç në Bruksel mbi dialogun.

Kujtojmë se në nisje të këtij takimit foli përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Europian, i cili u shpreh se qëllimi kryesor i këtyre takimeve është zhvillimi i dialogut për të normalizuar marrëdhëniet mes Prishtinës dhe Beogradit.

Më pas u pa që ai kishte zhvilluar takime të ndara me Kryeministrin Hoti dhe liderin serb, Vuçiç. Akoma nuk janë bërë të ditura detaje të takimit, por Kryeministri Hoti pas takimit ka thënë se në bisedën e sotme në Bruksel është shënuar progres.

“Kemi bërë progres edhe tek tema e zhvillimit ekonomik detajet tjera do t’i mësoni ditëve në vazhdim. Jemi duke diskutuar, ka progres presim javën e ardhshme të detajizojmë këto çështje. Këto janë biseda të nivelit politik, sepse jemi në fazën finale të përmbylljes së marrëveshjes finale duhet vullnet të të dy palëve dhe dedikim mbështetës. Mund të ketë biseda të natyrës teknike. Jemi plotësisht të angazhuar dhe besojmë tek partnerët tanë ndërkombëtarë për mbështetjen që na japin. Çështja me objektivë të qartë është njohja reciproke dhe normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë. Aq sa mund të them e di që ka komunikim të ngushtë mes palës së SHBA-së dhe BE-së.”- ka deklaruar Hoti.

Ndërkohë  Bashkimi Evropian ka paralajmëruar më herët se pas takimit do të ketë një prononcim të të dërguarit të Posaçëm të BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak.

Ky takim i drejtpërdrejtë vjen pas takimit virtual të 12 korrikut mes të dy palëve, ku në atë bisedë Kryeministri Hoti ka thënë se dialogu nuk ka alternativë dhe se vetëm përmes dialogut mund të zgjidhen çështjet me Serbinë. Dialogu mes këtyre dy vendeve është ndërprerë në fund të vitit 2018, për shkak të një takse që u ka vendosur Qeveria e atëhershme e Kosovës prodhimeve të importuara nga Serbia. Taksa 100 % u zëvendësuarme masa reciprociteti, por me ardhjen në pushtet të Qeverisë Hoti u hoq reciprociteti, ku sipas tij erdhi me qëllim vazhdimin e dialogut.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni takimi hoti-vuçiç 16 korrik 2020 takimi hoti-vuçiç 16 korrik 2020

Sondazh

Poll