Politike

“Nuk bëhen me referendume!”/ Blushi-Ramës: Ke frikë nga populli sepse e fiton edhe të tretin, sovraniteti i përket atij

16 Korrik 2020, 12:25 Nga DOSJA
“Nuk bëhen me referendume!”/ Blushi-Ramës: Ke frikë

TIRANË– Presidenca ka reaguar sërish pasi kryeministri Edi Rama tha se asnjë lloj ndryshimi nuk bëhet me referendume.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, zëdhënësi i Presidencës Tedi Blushi shkruan se populli shqiptar i ka fituar dy referendume dhe dotta fitojë edhe të tretin.

Ndër të tjera, Blushi shton se sovraniteti i përket popullit dhe se kryeministri s;duhet të ketë frikë prej tij.

“PSE KAQ FRIKË NGA POPULLI?Në Shqipëri kanë ndodhur DY REFERENDUME dhe në të dyja herët ka fituar POPULLI.Padyshim edhe REFERENDUMIN E TRETË DO TA FITOJË POPULLI.Sepse në Republikën e Shqipërisë, SOVRANITETI I PËRKET POPULLIT dhe vetëm atij.MOS KINI FRIKË NGA POPULLI!”- shkruan Blushi. 

Kryeministri Edi Rama, më herët, përmes një reagimi në Tëitter u shpreh se në Shqipëri do hapen listat me ligj e me karton dhe jo me referendum, pasi sipas Ramës kjo gjë nuk ka ndodhur asgjëkundi.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama ilir meta tedi blushi edi rama ilir meta tedi blushi

Sondazh

Poll

Politike 16 Korrik 2020, 11:49

TIRANË– Presidenti Ilir Meta është shprehur qëm ë mirë populli të mos e dijë se çfarë hapash do të ndërmarrë ai në të ardhmen.Në një konferencë me g...