Politike

“Nuk ke kompetenca”/ Meta i përgjigjet Ramës: Punojmë me dokumenta neve jo kshu, ja ku i kam….lexoni mirë Kushtetutën

16 Korrik 2020, 11:44 Nga DOSJA
“Nuk ke kompetenca”/ Meta i përgjigjet Ramës: Punojmë

TIRANË– Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili një ditë më parë gjatë konferencës me gazetarët, u shpreh se Meta nuk ka asnjë komptencë për ta komentuar këtë gjë.

Në një konferencë me gazetarët, Meta tha se kompetencat i ka pasi ai punon me letra dhe jo kot, por që për pjesën e koalicioneve, le të vendosë populli.

“Komplote të tilla mund të zhysin vendin në një dramë dhe mund të sjellin trazira. Përgjigjia ishte e qartë. Presidenti nuk u ka thënë ikni, por mos ikni. Këtu është Presidenti, po të duan mund të vijnë. Ju tregoj edhe kompetencën që kan, njësoj siç kanë edhe ata kompetenca të bëjnë çmendurira. S’ka asnjë problem, populli le të vendosë. Do koalicione apo nuk ka. Sovranitetin lexojeni mirë dhe ta lexojnë të gjithë ata që s’e kanë parë në Kushtetutë.  I mençuri Sabri Godo që e ka vendosur këtë dhe na mungon sot. Ne nuk do zgjedhim asnjë model Perëndimor, na mori njëherë në qafë Malta,”– tha Meta.

Këtë dhe deklarata të tjera, presidenti Ilir Meta i bëri në një deklaratë për shtyp ku ka përsëritur mendimin e tij kundër lidhur me ndryshimet në Kushtetutë. Meta theksoi se kalimi i një marrëveshjeje të tillë në Kuvend do të “zeronte” atë të 5 qershorit. Më tej, kreu i shtetit u shpreh se “Zgjedhorja” mund të ishte e para pikë nga 15 të Bundestagut për çeljen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian.

(f.m.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta meta me gazetaret 16 korrik 2020 ilir meta meta me gazetaret 16 korrik 2020

Sondazh

Poll

Politike 16 Korrik 2020, 10:43

TIRANE- Kryeministri Edi Rama iu përgjigj kryetarit të Partisë Demokratike në lidhje me marrëveshjen e 5-qershorit. Rama tha se PS nuk u detyrua nga askush. Kët...