Politike

“Bëhen vetëm me referendum”/ Rama i kthehet Metës: Kjo nuk ndodh gjëkundi, ne do hapim listat, me ligj e me karton, do k

16 Korrik 2020, 11:57 Nga DOSJA
“Bëhen vetëm me referendum”/ Rama i kthehet Metës:

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka reguar pas deklaratës së Presidentit Ilir Meta, teksa ky i fundit u shpreh se ndryshimi i sistemit, heqja e koalicioneve dhe hapja e listave bëhen vetë me referendum.

Sipas Ramës, kjo gjë nuk ndodh asgjëkundi dhe se Shqipëria do t’i hapë listat me ligj dhe me karton.

Përsa i përket faktit që Shqipëria nuk do të ndjekë model lindor, Rama shprehet se Shqipëria do të ndjekë një model europian dhe se do të jetë me koalicione tamam, me zë, figura e program, jo kosh karavidhesh pa din as iman!

“IM thotë ndryshimi i sistemit,heqja e koalicioneve,hapja e listave bëhen vetëm me referendum!Askund nuk bëhet referendum për këto çështje. Ndërsa këtu as sistemi s’do ndryshojë,as koalicionet s’do ndalohen,po listat do hapen nga Kuvendi i Shqipërisë me ligj, me zakon e me karton! Sa për modelin lindor, modeli i koalicionit që kemi s’është as perëndimor, as jugor, as verior dhe prandaj nuk gjendet askund në lindje a në perëndim! Modeli i ri do të jetë gjerman e plotësisht europian, koalicion tamam, me zë, figura e program, jo kosh karavidhesh pa din as iman!”- shkruan Rama.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama ilir meta edi rama ilir meta

Sondazh

Poll

Politike 16 Korrik 2020, 11:49

TIRANË– Presidenti Ilir Meta është shprehur qëm ë mirë populli të mos e dijë se çfarë hapash do të ndërmarrë ai në të ardhmen.Në një konferencë me g...