Politike

“Bashës i premtoi Kryeministrinë, po ju?”/ Nxehet Meta, ngre zërin për marrëveshjen me opozitën e re: Ju kërkoni perf

16 Korrik 2020, 11:38 Nga DOSJA
“Bashës i premtoi Kryeministrinë, po ju?”/ Nxehet Meta,

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka zgjedhur që të mos i përgjigjet pyetjes së gazetarëve nëse kryeministri Edi Rama i ka ofruar ndonjë marrëveshje për heqjen e koalicioneve, ashtu siç pretendon edhe kryedemokrati Lulzim Basha. 

Ndërsa më tej, me tone të larta, kreu i shtetit u shpreh se do ta miratonte marrëveshjen e 5 qershorit edhe pse nga Kuvendi njihte si të ligjshëm vetëm 82 deputetë. 

PYETJE: Që prej fillimit të marrëveshjes e keni përshëndetur atë. Por edhe sot e theksuar se Kuvendi ka vetëm 82 deputetë të ligjshëm? Si do votohet? Basha mori një ofertë nga Rama në këmbim të heqjes së koalicioneve, a ka pasur një ofertë edhe ndaj jush?

Ilir Meta: Për pyetjen e dytë nuk dua të komentoj. Unë ndoshta edhe firmos ligje me 84 deputetë. Ju kërkoni perfeksion kushtetues, ligjor, nga presidenti që ka qënë dhe mbetet shembulli më i mirë i respektimit në frymë të çdo ligji dhe komenti. Kërkoni të më vendosni në një situatë joperfekte duke harruar që presidenti ka qënë kundër djegies së mandateve. E vetmja gjë që mund të bëja është që të lija këtë institucion. Ka vite që provokohet ta lërë edhe këtë pozicion.

Këtë dhe deklarata të tjera, presidenti Ilir Meta i bëri në një deklaratë për shtyp ku ka përsëritur mendimin e tij kundër lidhur me ndryshimet në Kushtetutë. Meta theksoi se kalimi i një marrëveshjeje të tillë në Kuvend do të “zeronte” atë të 5 qershorit. Më tej, kreu i shtetit u shpreh se “Zgjedhorja” mund të ishte e para pikë nga 15 të Bundestagut për çeljen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta meta me gazetaret 16 korrik 2020 ilir meta meta me gazetaret 16 korrik 2020

Sondazh

Poll

Politike 16 Korrik 2020, 10:43

TIRANE- Kryeministri Edi Rama iu përgjigj kryetarit të Partisë Demokratike në lidhje me marrëveshjen e 5-qershorit. Rama tha se PS nuk u detyrua nga askush. Kët...