Politike

SFIDA e Myslym Murrizit në Kuvend: Po pashë burra të PS-së tek 1/3 e listave, do t’i quaj burrnesha! 

16 Korrik 2020, 11:07 Nga DOSJA
SFIDA e Myslym Murrizit në Kuvend: Po pashë burra të PS-së

TIRANE- Deputeti Myslym Murrizi i hapi një sfidë Partisë Socialiste dhe kryeministrit Edi Rama, në lidhje me 1/3 e listës që me ndryshimet Kushtetuese iu është lënë partive. Murrizi tha se nëse në këtë fashë, e cila iu është lënë grave, do të shohë burra, atëherë do t’i quajë ato “burrnesha”, referuar kështu një kandidimi tinëzar.

“Nuk ju kërkoj të prishni marrëveshjen e 5-qershorit. Por ta ndajmë, për përfaqësimin gjinor, këtu janë listat. Për 8 muaj po deshi gardiani, do të dalë data e zgjedhjeve. Nëse unë shoh në lista nga këta burrat tuaj, do më jepni leje t’i quaj ata burrnesha?”,-tha Murrizi.

Deklarata lidhet me ndryshimet Kushteutese për zgjedhjet. Listat sipas miratimit që u bë tek Komisioni i Ligjeve, do të hapen në 2/3 që do të zgjidhen nga qytetarët, ndërsa 1/3 iu është lënë në dorë partive për të respektuar përfaqësimin gjinor. Ndryshimi përfshin edhe ndalimin e koalicioneve, por kryeministri Edi Rama tha se nuk ka ndalim por moderim, pa sqaruar se si do të bëhet ndryshimi.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama myslym murrizi seanca plenare 16 korrik 2020 edi rama myslym murrizi seanca plenare 16 korrik 2020

Sondazh

Poll

Politike 16 Korrik 2020, 10:43

TIRANE- Kryeministri Edi Rama iu përgjigj kryetarit të Partisë Demokratike në lidhje me marrëveshjen e 5-qershorit. Rama tha se PS nuk u detyrua nga askush. Kët...