Politike

BATUTAT/ Rama në “top formë” nga Kuvendi, shaka dhe të qeshura me opozitën, “viktima” e preferuar…Kujtim Gjuzi

16 Korrik 2020, 11:30 Nga DOSJA
BATUTAT/ Rama në “top formë” nga Kuvendi, shaka dhe

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka shkëmbyer batuta me deputetës së opozitës së re gjatë së tij në Kuvend. Fillimisht Rama ka përsëritur batutën e tij të preferuar të momentit; atë me Shën Thomain.

Teksa po siguronte Rudina Hajdarin se listat do të hapeshin, Rama përmendi edhe njëherë thënien nga filmi “14 vjeç dhëndër”.

“Nuk është e lehtë, ju e patë reagimin e një personaliteti të një personaliteti gjerman, në thelb i padrejtë por na tregon që duhet të konsiderojmë atë që kemi mundësi ta konsiderojmë; mosprekja e 5 qershorit. Ne jemi atdheu i Shën Thomait po nuk preka nuk besoj. Ne do t’i hapim listat.”

Më pas, Rama kaloi edhe njëherë tek “shqetësimi” i tij se me hapjen e listave nuk do të respektoheshin kuotat gjinore. Teksa pa se deputeti Korab Lita po qeshte me batutën e tij, kreu i shtetit nuk e la të kalonte thjeshtë pa i përmendur zonën zgjedhore nga vinte…Kamzën.

“Shqipëria është rritur si vend burrash por shpëtimi gjithmonë kanë qënë gratë. Ne këtë arritje nuk e rrezikojmë dot. *duartrokasin Do të doja të duartrokisnin burrat dhe jo gratë. Nuk kam dëgjuar që ka dhunë ndaj burrave, burrat e dhunuar flasin në emër të barazizë pa kuota. Nuk e kam për Korabin, se është burrë në të gjitha aspektet. Ti Korab duhet ta votosh marrëveshjen se ti përfaqëson një zonë që keni rrugë me emra si Gjermania, Amerika, jeni qendra e botës. Ne po bëjmë atë që do Gjermania,”-u shpreh Rama.

Sigurisht nuk kishte si të mungonte edhe “viktima” e tij e përjavëshme, Kujtim Gjuzi.

“Më sillni një shtet që i ka koalicionet si në Shqipëri. *ndërhyn Gjuzi* Naltmadhni Italia i ka si do t’i bëjmë ne. Do bëjmë Casa Della Liberta. Do bësh ti me ata të mbijetuarit e monarkisë.”

Kuvendi u mblodh sot për të diskutuar një sërë projektligjesh. Debati u fokusua tek listat e hapura, marrëveshja e 5-qershorit dhe ndalimi i koalicioneve. Kryeministri Edi Rama e tha prerë se vota e PS për 5-qershorin nuk lëviz dhe kërkoi bashkëpunim nga opozita e re për të votuar edhe ndryshimet Kushtetuese dhe marrëveshjen bashkarisht.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama seanca plenare 16 korrik 2020 edi rama seanca plenare 16 korrik 2020

Sondazh

Poll

Politike 16 Korrik 2020, 10:43

TIRANE- Kryeministri Edi Rama iu përgjigj kryetarit të Partisë Demokratike në lidhje me marrëveshjen e 5-qershorit. Rama tha se PS nuk u detyrua nga askush. Kët...