Politike

Ramës nuk i del e keqja me Wadephul: Ka më shumë shok Lulin, s’jam xheloz por… Parlamenti ynë është sovran, të mësoh

16 Korrik 2020, 11:01 Nga DOSJA
Ramës nuk i del e keqja me Wadephul: Ka më shumë shok Lulin,

TIRANE- Kryeministri Edi Rama tha sot se kreu i grupit parlamentar të CDU-CSU-së, Johann Wadephul është më shumë mik me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha sesa me të. Në fjalën e tij në Kuvend, Rama tha se nuk bëhet xheloz për këtë fakt, por mjafton që të kuptojnë të gjithë partnerët se Kuvendi është sovran, dhe do të vendoset për të dyja marrëveshjet.

PJESË NGA FJALA E RAMËS: 

Meqë flasim për maskën, kur e mban këtu dhe e vë lart vë veten në rrezik. Kujdesu që të të duken mustaqet kur ke maskë se i ke simbol partie. Unë e thashë dje dhe e përsërit edhe sot, opozita jo-parlamentare dhe presidenciale, nuk e nderojnë veten nuk nderojnë ata që mbështesin duke i trajtuar parlamentarët si legjitimë dhe ilegjitimë. Kjo është shumë e ulët dhe e padenjë, pasi askush nga ne këtu s’është ilegjitim. Ju jeni politikisht këtu me nënë e me babë, me Lulin dhe Monën. Nuk ju ka sjellë PS apo ndonjë monarki paralele me republikën. Dua të shpreh para së gjithash solidaritetin tim dhe dua të përsëris se unë s’respektoj Lulzim Bashën më shumë sesa Rudina Hajdarin, Ilir Metën se Myslym Murrizin apo të tjerët. Nga kjo foltore dua t’ju them miqve tanë ndërkombëtarë, këtu në Shqipëri, në Tiranë, që nga ambasadorja amerikane që hapi derën e shtëpisë së saj, meqë Kuvendi ishte godinë e papranueshme për Lulzim Bashën, përfaqësuesin e BE dhe Britanisë së Madhe që lehtësuan komunikimin me episodin e fundit, të fundit, përsa kohë që unë jam kryetar i PS që bëhet dialog shqip në ambasada të huaja, dhe i falenderoj të gjithë, përfshirë edhe zotin Wadephul. Është personalitet, evropian është më shumë mik me Lulin se me mua, unë s’jam xheloz. Por parlamenti i Shqipërisë është sovran dhe në Kuvend do të vendoset siç mendohet këtu në këtë sallë, në respekt të marrëveshjes së 5-qershorit  dhe të atyre që duan të kenë të drejtë. Këto të dyja janë fakt, dhe me të, partnerët tanë duhen të jetojnë.

Kuvendi u mblodh sot për të diskutuar një sërë projektligjesh. Debati u fokusua tek listat e hapura, marrëveshja e 5-qershorit dhe ndalimi i koalicioneve. Kryeministri Edi Rama e tha prerë se vota e PS për 5-qershorin nuk lëviz dhe kërkoi bashkëpunim nga opozita e re për të votuar edhe ndryshimet Kushtetuese dhe marrëveshjen bashkarisht.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama johann wadephul lulzim basha edi rama johann wadephul lulzim basha

Sondazh

Poll

Politike 16 Korrik 2020, 10:43

TIRANE- Kryeministri Edi Rama iu përgjigj kryetarit të Partisë Demokratike në lidhje me marrëveshjen e 5-qershorit. Rama tha se PS nuk u detyrua nga askush. Kët...