Politike

16 Korrik 2020, 11:49 Nga DOSJA

TIRANË– Presidenti Ilir Meta është shprehur qëm ë mirë populli të mos e dijë se çfarë hapash do të ndërmarrë ai në të ardhmen.

Në një konferencë me gazetarët, Meta tha se ai për sovranitetin mund të bëjë shumë gjëra, dhe tha se nuk dëshiron aspak të tregojë se çfarë do të bëjë, nëse të tjerët çmenden. 

Pjesë nga biseda 

Pyetje: Amendimet janë anti-Kushtetuese, por si mund të jenë anti-Kushtetuese ndryshimet e vetë Kushtetutës? Çfarë hapi do të ndjekë Presidenti?

Ilir Meta: Atë e thotë vetë Kushtetuta. Mos u merrni me hapat e radhës së Presidentit. Sepse për garancinë e unitetit të vendin dhe sovranitetin, Presidenti…..Unë nuk dëshiroj t;ju them se çfarë do të bëj unë nëse të tjerët çmenden…me të majtë e të djathtë e pa parti.

Këtë dhe deklarata të tjera, presidenti Ilir Meta i bëri në një deklaratë për shtyp ku ka përsëritur mendimin e tij kundër lidhur me ndryshimet në Kushtetutë. Meta theksoi se kalimi i një marrëveshjeje të tillë në Kuvend do të “zeronte” atë të 5 qershorit. Më tej, kreu i shtetit u shpreh se “Zgjedhorja” mund të ishte e para pikë nga 15 të Bundestagut për çeljen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta meta me gazetaret 16 korrik 2020 ilir meta meta me gazetaret 16 korrik 2020

Sondazh

Poll