Bota

Shtimi i rasteve të reja me Covid-19/ Italia kufizon udhëtimet me Kosovën, Serbinë dhe Malin e Zi

16 Korrik 2020, 12:05 Nga DOSJA
Shtimi i rasteve të reja me Covid-19/ Italia kufizon udhëtimet me

ROMË– Ditën e sotme autoritetet italiane kanë ndaluar udhëtimet për të gjithë njerëzit që vijnë nga Serbia, Kosova dhe Mali i Zi, në mënyrë që parandalojë importimin e rasteve të COVID-19 nga jashtë.

“Kushdo që ka qenë në këto territore në 14 ditët e fundit është i ndaluar të hyjë dhe të kalojë në Itali. Në botë epidemia është në fazën e saj më të vështirë. Ne kemi nevojë për kujdes maksimal për të mbrojtur përparimin që kemi bërë deri më tani.”- është shprehur Ministri i Shëndetësisë,  Roberto Speranza në një deklaratë.

Kujtojmë se një javë më parë Italia kishte ndaluar hyrjen e njerëzve që vinin nga 13 vende, përfshirë Brazilin, që thoshte se paraqiste një nivel të tepruar të infeksioneve COVID-19.

Deri më tani në Itali janë janë shënuar 34,984 viktima nga koronavirusi dhe janë infektuar  243.506 të tjerë që prej fillimit të shpërthimit të pandemisë Covid-19.

Burimi: thisismoney

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne itali koronavirusi ne itali

Sondazh

Poll