Bota

“Shqiponja u kthye”, Ali Ahmeti për zgjedhjet në MV: Siguruam mbi 100 000 vota, kjo është fitore e shqiptarëve

16 Korrik 2020, 09:00 Nga DOSJA
“Shqiponja u kthye”, Ali Ahmeti për zgjedhjet në MV:

MAQEDONI E VERIUT- Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti shpalli fitoren e “bllokut” shqiptar në zgjedhjet parlamentare. Në fjalën e tij janë siguruar mbi 100 mijë vota.

Në fjalën e tij, Ahmeti e ka konsideruar këtë si një fitore të shqiptarëve, nga e cila nuk do të humbasë askush.

“Shqiponja u kthye. Kjo fitore e BDI-së është fitore e shqiptarëve dhe me këtë fitore nuk do të humbas asnjë shqiptar. Ne kemi dëshmuar se jemi më të suksesshmit në të gjitha sferat dhe kështu do të jetë edhe më tej. Shqiptarët nuk do të jenë të dëshpëruar prej nesh”, deklaroi Ahmeti.

Deri më tani koalicioni i LSDM-së ka më shumë vota rreth 2% më shumë se kundërshtarët e VMRO-DPMNE-së. Ndërsa shqiptarët kanë arritur që të grumbullojnë rreth 33 mandate.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni ali ahmeti zgjedhjet në maqedoninë e veriut ali ahmeti zgjedhjet në maqedoninë e veriut

Sondazh

Poll