Bota

E RËNDË/ Infektohen 104 zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme me Covid-19 në Kosovë, katër janë nga kabineti

16 Korrik 2020, 11:19 Nga DOSJA
E RËNDË/ Infektohen 104 zyrtarë të Ministrisë së

KOSOVË– 104 persona zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme në Kosovë janë të infektuar me Covid-19. Mediat kosovare shkruajnë se 20 prej të infektuarve janë staf civil, katër zyrtarë nga Kabineti i Ministrit Agim Veliu dhe 80 zyrtarë policorë.

Në një prononcim për Gazetën Ekspress, vetë kabineti i Ministrisë e ka konfirmuar ngjarjen e rëndë. Ndër të tjera, në prononcim theksohet se përveç gjashtë zyrtarëve policorë që gjenden për trajtim në spital, të infektuarit e tjerë janë vetizoluar në shtëpitë e tyre.

Deri me sot në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Agjencitë e MPB-së, gjithsej janë të infektuar 104 zyrtarë me Covid -19, ku nga ta 20 zyrtar janë nga stafi civil, 4 zyrtarë nga kabineti i ministrit si dhe 80 janë zyrtarë policor. Sipas raportimeve gjendja e tyre është stabile ku të gjithë të infektuarit janë të vetë izoluar në shtëpitë e tyre, në përjashtim të 6 zyrtarëve policor që gjenden në spital për trajtim. MPB është e informuar se gjendja e tyre është stabile për momentin. Po ashtu, disa zyrtarë të cilët janë raste të kontaktit me persona e infektuar me COVID-19, janë në vetë izolim por pa simptome. Ju njoftojmë që MPB është duke punuar me staf esencial sipas rekomandimeve të IKSHPK-së,”– deklaron vetë intitucioni. 

Ndërkohë, numri total i rasteve pozitive me koronavirus në vend ka shkuar në 5 mijë e 237, numri i të shëruarve në 2 mijë e 462, ndërkaq raste aktive janë 2663.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni 104 zyrtare te infektuar agim veliu kosove 104 zyrtare te infektuar agim veliu kosove

Sondazh

Poll