Bota

Kina shënon një rritje të ekonomisë, produkti i brendshëm bruto rritet në periudhën midis muajit prill-qershor

16 Korrik 2020, 10:29 Nga DOSJA
Kina shënon një rritje të ekonomisë, produkti i

KINË– Kina ka arritur një rritje të parashikueshme ekonomike në tre muajorin e dytë pas një rënie të ekonimisë në tre mujorin e kaluar, për shkak të pandemisë. Shifrat e publikuara të enjten tregojnë një varg të dhënash që ekonomia e vendit numër dy në botë ka dalë nga shpërthimi dhe do t’u ofrojë “shpresë” qeverive të tjera që kërkojnë të luftojnë të kthehen në rrugën e duhur mbas krizës ekonomike globale. 

Produkti i brendëshëm bruto u zgjerua me 3.2 % në prill-qershor, duke treguar një përmirësim të rënies prej 6.8% në tremujorin e pare,”– ka thënë Byroja Kombëtare e Statistikave.

Sipas medias së huaj “Barrons”, të enjten, zëdhënësi i NBS-së, Liu Aihua tha në një konferencë shtypi se ekonomia e Kinës “demonstroi një vrull të rritjes së ekonomisë dhe rimkëmbjes graduale”. Kina pritet të jetë e vetmja ekonomi e madhe që do të ketë rritje në vitin 2020, duke qenë dhe epiqendra e virusi po duket si vendi që  po e kalon më lehtë përballjen me pasojat e Covid-19.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota ekonomia ne kine kine ekonomia ne kine kine

Sondazh

Poll