Bota

Testohet për Covid-19 i gjithë ekipi i xhudos në Kosovë, dalin negativ, mes tyre edhe Majlinda Kelmendi

16 Korrik 2020, 09:25 Nga DOSJA
Testohet për Covid-19 i gjithë ekipi i xhudos në Kosovë,

KOSOVË– Ekipi i sportit të xhudos në Kosovë është testuar i gjithi për Covid-19, përpara nisjes së udhëtimit për në Poreç të Kroacisë.

Ka qenë vetë përzgjedhësi i Kosovës në xhudo, Driton Kuka, ai që e ka dhënë këtë lajm.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Kuka shkruan se të gjithë anëtarët e kipit, përfshirë edhe Majlinda Kelmendin, kanë rezultuar negativë.

“Ekipi ynë Elitar dje u testua dhe që të gjithë dolën negativ!
Tashmë kemi udhëtuar në stërvitje të përbashkëta me reprezentuesit Kroat e Slloven në Poreç të Kroacisë.
Ishte kënaqêsi bashkëpunimi me Profesorin e nderuar Naser Ramadani i cili është në krye të heronjve mantelbardhë që po përballen në vijën e parë të frontit kundër pandemisë!
Falenderim i veçantë për Dr Adnora Nurboja udhëheqëse dhe stafit nga Peja për testime.
Me njerëz si ju Kosova do ja dal edhe kësaj sfide.
Të përkrahim këta heronj me kujdes të shtuar,të ruajmë familjet tona,miqtë tanë e popullin e Kosovës,”- shkruan Kuka në njoftim.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni driton kuka kosove kroaci testohet ekipi i xhudos driton kuka kosove kroaci testohet ekipi i xhudos

Sondazh

Poll