Bota

Palermo përballet me përmbytje masive, shiu Ii rrëmbyëshëm nuk është parë që prej vitit 1790

16 Korrik 2020, 10:35 Nga DOSJA
Palermo përballet me përmbytje masive, shiu Ii

ITALI– Qyteti i Palermos ka kaluar një përmbytje të rrugëve, si pasojë e një shiu të rrëmbyeshëm. Zjarrfikëset në Palermo kanë kaluar natën në kërkim të personave që mund të jenë bllokuar nëpër makinat e tyre në një nënkalim të përmbytur.

Sipas mediave italiane, fillimisht u rapotua se dy persona ishin mbytur pas dëshmisë së një dëshimtari okular, i cili tha se ka parë një çift të bllokuar në makinën e tyre të përmbytur.

Ndërkohë që kërkimet vazhojnë, policia ka deklaruar se nuk ka rezultuar asnjë person i zhdukur.

Ndërsa rrugët ktheheshin në lumenj, zjarrfikësit punuan pa u lodhur për të shpëtuar njerëz dhe policia shpërndau batanije për ata person, të cilëve iu oërmbyt banesa.

Kryetari i bashkisë së Palermos, Leoluca Orlando ka thënë se nuk është marrë asnjë masë dhe nuk është lajmëruar askush për motin e furishëm që i priste vendasit.

“Një shi i rrëmbyeshëm ka rënë në Palermo për dy orë rresht. Shiu më i rrëmbyeshëm në historinë e qytetit që nga viti 1790. Në rast se qytetarët do ishin lajmëruar, do ishin marrë masa paraprake për të shmangur rrezikun e lartë,”– tha Orlando.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni itali palermo permbytet palermo itali palermo permbytet palermo

Sondazh

Poll