Bota

Greqia merr vendimin drastik, u mbyll derën shqiptarëve deri në fund të muajit korrik

16 Korrik 2020, 08:17 Nga DOSJA
Greqia merr vendimin drastik, u mbyll derën shqiptarëve deri në

GREQI– Qeveria greke ka marrë vendimin që nga data 15 korrik si pasojë e nivelit të lartë të infektimeve nuk do lejojë hyrjen e udhëtarëve nga disa shteteve deri në datën 31 korrik, përfshirë këtu dhe Shqipërinë.

Nga data 15 korrik udhëtarë të shteteve të ndryshme u lejuan të udhëtojnë drejt Greqisë, ndërsa më 13 korrik zvëndësi i qeverisë greke Stilosios Petsas ka thënë se qeveria po e mendon hapjen ose jo të kufinjve me disa shtete.

Ndërkohë është bërë publike një listë e shteteve që lejohen të udhëtojnë drejt Greqisë për dy javët në vazhdim.

Që nga 15 korriku, udhëtarët nga vendet e mëposhtme mund të hyjnë në Greqi me udhëtim tokësor, detar ose ajror, sipas Bordit Grek të Turizmit:

Algjeri , Australia, Austria, Belgjika, Bulgaria, Kanada, Kina, Kroacia, Qipro, Republika Çeke, Danimarkë, Estoni, Finlandë, Finlandë, Francë, Gjerorgji, Gjermani, Hungari, Islandë, Itali, Japoni, Letoni, LItuani, Luksenburg, Maltë, Marok, Mali i Zi, Holandë, Zelanda e Re, Novergji, Poloni, Portugali, Rumani, Slovakia, Sllovenia, Korea e Jugut, Spanjë, Suedi, Mbretëria e Bashkuar, Uruguai , Tajlandë, Tunizi, Zvicër.

Lista e vendeve të lejuara do të rishikohet çdo dy javë, kanë thënë disa  zyrtarë grekë.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni greqia mbyll kufijte greqia mbyll kufijte

Sondazh

Poll