Bota

Trump zëvendëson menaxherin e fushatës Brad Parscale: Do më udhëheqë Bill Stepien 

16 Korrik 2020, 10:44 Nga DOSJA
Trump zëvendëson menaxherin e fushatës Brad Parscale: Do më

SHBA– Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka lajmëruar se menaxheri për fushatën e tij para zgjedhjeve që pritet të zhvillohen në nëntor, do të jetë Bill Stepien.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Trump shkruan se Brad Parscale do të vazhdojë të mbetet i rëndësishëm për të por që tashmë do ta udhëheqë Bill Stepien.

Unë jam i kënaqur të njoftoj që Bill Stepien është promovuar në rolin e menaxherit të fushatës Trump. Brad Parscale, i cili ka qenë me mua për një kohë shumë të gjatë dhe ka udhëhequr strategjitë tona të jashtëzakonshme dixhitale dhe të të dhënave, do të mbetet në atë rol, duke qenë një Këshilltar i Lartë i fushatës. Të dy ishin përfshirë shumë në fitoren tonë historike të vitit 2016, dhe mezi pres që të kemi së bashku një fitore të dytë të madhe dhe shumë të rëndësishme. Kjo duhet të jetë shumë më e lehtë pasi sondazhet po rriten, ekonomia po bëhet më e mirë, vaksinat dhe terapitë do të vijnë së shpejti, dhe Amerikanët duan rrugë dhe komunitete të sigurta!”– shkruan Trump.

(f.m.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota bill stepien brad parscale donald trump bill stepien brad parscale donald trump

Sondazh

Poll