Hakerohen llogaritë në Twitter, “viktima” disa politikanëve e biznesmenëve, mes tyre Biden, Kardashian, Obama
16 Korrik 2020, 07:30Nga DOSJA
SHBA– “Hackerat” në sulm. Një seri llogarish në “Twitter” të personazheve të njohur të jetës politike dhe jo vetëm në Amerikë janë hackuar për të siguruar monedha digjitale.
Ndër emrat e “viktimave” mund të përmendim Kim Kardashian, Joe Biden, Bill Gates, Elon Musk, Barack Obama, Kanye West, Warren Buffett, Jeff Bezos, Mike Bloomberg dhe Apple.
Në një sqarim pas rikuperimit të llogarive, Tëitter tha se beson të jetë një sulm ndaj disa prej punonjësve të tij me qasje mjeteve të brendshme të kompanisë. Hackerat postuan cicërima që dukeshin se promovonin “fitimin” e njësive të monedhës elektronike Bitcoin.
Në to u ofrohej mundësia e dyfishimit të të ardhurave shumë prej përdoruesve në ato momente që në fakt ishte një skemë mashtrimi.
Drejtuesit e rrjetit social bllokuan menjëherë llogaritë, duke mos lejuar postime të mëtejshme në to deri në përfundim të hetimeve përkatëse. Mënyra si u krye sulmi lë gjithashtu dyshime se sulmuesi ka qënë një i vetëm. Megjithatë ende po hetohet.
MAQEDONI E VERIUT– Ka rinisur për të dytën herë procesi i numërimit të votave në Maqedoninë e Veriut, me kërkesë të VMRO-DPMNE menjëherë pasi Komisioni Shtetëro...
Në një përpjekje për të hapur ekonominë zoti Trump i ka dhënë zë ditët e fundit skepticizmit në lidhje me vlerësimet e disa ekspertëve të mjekësisë.Shtëpia e Ba...
MAQEDONI E VERIUT- Procesi i numërimit të votave në Maqedoninë e Veriut po shkon drejt fundit. Sipas Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, deri më tani janë numër...
MAQEDONI E VERIUT- Kanë dalë rezultatet e para të votimeve në Maqedoninë e Veriut. Mësohet se deri më tani janë numëruar 60% e votova ku prej tyre LSDM-ja ësht...
SHBA– Një komitet i Senatit të SHBA-së ka të ngjarë të votojë javën e ardhshme për një projektligj të paraqitur nga senatori republikan, Josh Hawley, në b...
Apeli i Italisë për ndihmë urgjente në fillim të epidemisë Covi-19 u injorua ndërsa koronavirusi po udhëtonte nëpër Europë.Prestigjozja britanike ‘The Guardian...
MAQEDONI E VERIUT-Zëdhënësi i partisë Bashkimi Demokratik për Integrim, Bujar Osmani, ka komentuar procesin e zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut. Ai ka falenderu...
KOSOVË– Një nga tetë pacientët e prekur me koronavirus, i shtruar në Spitalin Rajonal të Vushtrrisë, ka thënë se personalisht nuk ka besuar se ky virus ekz...
JAPONI– Pas SHBA- së edhe Japonia ka akuzuar Kinën për përhapjen e ‘propagandës’ dhe ‘dezinformimit’ gjatë pandemisë së koronavirusit.Sipas mediave të hua...