Aktualitet

Çau asfaltin që të shtrinte kabllin, arrestohet 44-vjeçari në Berat

16 Korrik 2020, 10:49 Nga DOSJA
Çau asfaltin që të shtrinte kabllin, arrestohet

BERAT– Një 44-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Beratit pasi akuozhet se ka dëmtuar një shtresë asfalti për të kaluar një kabëll të energjisë elektrike.

Sipas njoftimit zyrtar, mësohet se 44-vjeçari me inicialet A.H., kishte hapur rrugën në lagjen “30 Vjetori” në Berat për të futur një kabëll. Për këtë arsye ai është vënë në pranga dhe akuzohet për veprën penale, “Shkatërim të rrugëve”.

Njoftimi i policisë Berat

 Nga Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Berat u bë u arrestimi në flagrancë i shtetasit A. H, 44 vjeç, banues në lagjen “30 Vjetori” Berat. Arrestimi i tij u bë pasi u kap në flagrancë nga shërbimet e policisë, në rrugën automobilistike Berat-Duhanas, kishte çarë asfaltin për të kaluar një kaboll të energjisë elekrike pa lejen e organeve përkatëse. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale, “Shkatërim të rrugëve”, parashikuar nga neni 155 i Kodit Penal.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 44-vjeçari në berat berat arrestohet 44-vjeçari në berat berat

Sondazh

Poll