Aktualitet

5 parcela me kanabis në Librazhd, nën hetim tre zyrtarë. Policia kryeplakun e fshatit, administratorin dhe një inxhinier

16 Korrik 2020, 09:23 Nga DOSJA
5 parcela me kanabis në Librazhd, nën hetim tre zyrtarë. Policia

LIBRAZHD– Tre persona, mes të cilëve kryeplaku i fshatit Mirakë, administratori i njësisë Polis si dhe një inxhinier pyjor  janë proceduar penalisht pasi akuzohen se kanë lidhje për kultivimin e lëndëve narkotike.

Policia e Librazhdit gjatë kontrollit të kryer në masivin pyjor të fshatit Mirakë, si rrjedhojë e informacioneve të marra në rrugë operative, ka gjetur të kultivuara bimë narkotike të cilat më pas janë asgjësuar.

Në prangat e Policisë kanë rënë: Sh. H., kryeplak i fshatit Mirakë, B. Zh., administratori i Njësisë Administrative Polis dhe R. Ç., inxhinier pyjor në Bashkinë Librazhd, të cilët akuzohen për moskallëzim krimi.

NJOFTIMI I PLOTË:

Librazhd

Vijon kontrolli i territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Librazhd proceduan penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Moskallëzim i krimit”, shtetasit:

Sh. H., kryeplak i fshatit Mirakë, B. Zh., administratori i Njësisë Administrative Polis dhe R. Ç., inxhinier pyjor në Bashkinë Librazhd, të tre banues në fshatin Mirakë, Librazhd, pasi në masivin pyjor të fshatit Mirakë, si rezultat i kontrollit të territorit dhe informacioneve të marra në rrugë operative u gjetën të kultivuara disa bimë narkotike, të cilat u asgjësuan.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë që janë të implikuar në ketë veprimtari kriminale.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme procedurale.

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet librazhd policia e shtetit librazhd policia e shtetit

Sondazh

Poll