Aktualitet

“Zbatoni ligjet”/ Aleanca për Teatrin proteston para Prokurorisë së Posaçme

16 Korrik 2020, 10:14 Nga DOSJA
“Zbatoni ligjet”/ Aleanca për Teatrin proteston para

TIRANË– Aleanca për Teatrin Kombëtar është mbledhur për të protestuar para Prokurorisë së Posaçme (SPAK).

Siç shihet edhe në fotot e publikuara, në posterat që mbajnë në duar, Aleanca për Teatrin kërkon që të reagohet për kallëzimet që kanë bërë deri më sot në lidhje me çështjen e Teatrit.

Teatri aty ku është si është”, “Teatri bërtet drejtësi”, “Zbatoni Ligjet”, “Duam Drejtësi” dhe “Teatri jemi ne dhe ju”, shkruhet ndër të tjera në parulla.

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka zhvilluar takime në disa qytete dhe ka mbledhur firmat e peticionit për rindërtimin e teatri aty ku ishte dhe siç ishte më parë.

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka depozituar në Prokurorinë e Posaçme kallëzim penal për shembjen e Teatrit Kombëtar, ku akuzon kryeministrin Edi Rama, kreun e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe arkitektin danez, Bjarke Ingels.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aleanca për teatrin proteston para spak aleanca për teatrin proteston para spak

Sondazh

Poll