Aktualitet

Ishin shpallur në kërkim për kultivim kanabisi, arrestohet 25-vjeçari dhe gruaja në Shkodër

16 Korrik 2020, 09:11 Nga DOSJA
Ishin shpallur në kërkim për kultivim kanabisi, arrestohet

SHKODËR– Dy persona janë vënë në pranga pasi ishin shpallur në kërkim për kultivim kanabisi.

Bëhet fjalë për një të ri, 25-vjeçarin me inicialet L.N., dhe një grua të moshës 57-vjeçare. 

Për të dy këta persona, Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”.

Njoftimi i policisë Shkodër

Kapen dhe ndalohen 2 shtetas të shpallur në kërkim për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Nga strukturat e Komisariatit të Policisë Shkodër, pas një pune të mirorganizuar dhe informacioneve të marra në rrugë operative, u bë kapja e shtetasve në kërkim L. N., 25 vjeç dhe D. N., 57 vjeçe, të dy banues në fshatin Mazrek, Shkodër. Kapja dhe ndalimi i tyre u bë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër iu ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

(f.m.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen dy persona ne shkoder shkoder arrestohen dy persona ne shkoder shkoder

Sondazh

Poll