5 orë ndjekje nga deti dhe ajri si nëpër filma! “Delta Force” e Vlorës dhe GDF kapin gomonen me drogë, në kërkim skaf
16 Korrik 2020, 09:18Nga DOSJA
VLORË– Një gomone është sekuestruar pas 5 orë ndjekjeje hap pas hapi në zonën e plazhit të Vjetër në qytetin e Vlorës. Delta Force e qytetit të Vlorës, Guardia di Finanzia, dhe Roja Bregdetare e Vlorës kanë mundur të lokalizojnë gomonen dhe ta sekuestrojnë atë.
“Përndjekja” ka vijuar nga zona e Zvërnecit-plazhi i vjetër dhe vazhdoi për në Orikum. Ndërkohë në ndjekje u vu edhe një helikopter, i cili inspektoi gjithçka nga ajri. Gomonia u sekuestrua dhe brenda saj është gjetur një sasi e lëndës narkotike, që ende nuk dihet me saktësi se sa ishte.
Burime për Dosja.al bëjnë me dije se trafikantët që ndodheshin brenda gomones së pajisur me dy motorrë të fuqishëm, kanë braktisur gomonen dhe janë larguar në drejtim të pyllit dhe zonave aty pranë, për t’u fshehur.
Gjithashtu dyshohet se një pjesë të mirë të lëndës narkotike, e kanë hedhur në det. Aktualisht, e gjithë Vlora është rrethuar nga patrulla të shumta policie dhe vijojnë kërkimet për arrestimin e dy skafistëve. Grupi në fjalë dyshohet se është përfshirë edhe në trafik klandestinësh.
(k.m;f,g;f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
ELBASAN- Policia e Elbasanit ka arrestuar një person të gjashtë në kuadër të operacionit “Domosdova” për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikë...
SHKODËR– Dy persona janë vënë në pranga pasi ishin shpallur në kërkim për kultivim kanabisi. Bëhet fjalë për një të ri, 25-vjeçarin me inicialet L.N...
KRUJË– Dy administratorë të dy klubeve nate janë oroceduar oenalisht. Sipas njoftimit zyrtar, mësohet se janë proceduar dy persona me inicialet P. K., 41 v...
TIRANË– Personi që shikoni në foto është Rois Babasi, 22-vjeçari që mesnatën e kaluar plagosi me armë zjarri Gazmir Bushajn. Babasi, është djali i i...
TIRANË– Detaje të reja janë zbuluar lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e ish-Bllokut.Mësohet se sherri mes djalit të ish-deputetit të...
TIRANË– Tri viktima në 24 orët e fundit nga koronavirusi i ri në Shqipëri, duke e çuar në total numrin e atyre që kanë vdekur nga virusi në 104. Ndë...
DEVOLL– Katër persona kanë rezultuar pozitivë me Covid-19 në Devoll. Mësohet se katër rastet e reja me koronavirus janë të gjithë familjarët të rastit të ...
TIRANË– Policia ka dhënë informacionin zyrtar lidhur me plagosur në zonën e ish-Bllokut. Në njoftimin zyrtar, Policia ka bërë me dihe se ka arrestuar të dy...