Aktualitet

Mjekja Liljana Shyqyriu: Tamponin mund ta kryejnë edhe qendrat shëndetësore, e kanë bërë edhe më parë

16 Korrik 2020, 10:09 Nga DOSJA
Mjekja Liljana Shyqyriu: Tamponin mund ta kryejnë edhe qendrat

Liljana Shyqyriu, anëtare e task-forcës ati-COVID të ngritur pranë opozitës, tha për Euronews Albania se testin me tampon mund të kryejnë edhe qendrat shëndetësore, të cilat sipas saj i kanë të gjitha kapacitetet për këtë praktikë, të cilën e kanë ndjekur edhe më parë.

Ajo solli në vëmendje analizat e përvitshme që bëhen nga qendrat shëndetësore në sezonin e gripit, ku sipas saj ndiqet e njëjta metodë pune.

“Në vendet e tjera mund ata kryesh tamponin duke e prenotuar online, pranë qendrave shëndetësore. Në vendin tonë e gjithë kjo është përqendruar tek ISHP. Ne kemi përvojë sa i përket tamponimit, pasi gjatë vjeshtës marrim mostra për virusin e gripit. Mund të jenë qendra shëndetësore që mund të përfshihen në këtë kuadër. Qendrat shëndetësore e kanë kryer këtë proces më parë, nuk duhet një trajnim plus, ashtu siç kryhen tani nga epidemiologët”, tha znj. Shyqyriu.

Mjekja akuzoi qeverinë për mungesë të një strategjie të qartë në menaxhimin e pandemisë çka solli sipas saj një rritje të pakontrolluar të numrit të infektuarve me COVID-19 në vendin tonë.

Sipas saj, përjashtimi i mjekut të familjes nga menaxhimi i pandemisë ishte gabimi më i madh që solli për pasojë daljen e situatës jashtë kontrollit.

Marrë nga EuroNews

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi liljana shyqyriu koronavirusi ne shqiperi liljana shyqyriu

Sondazh

Poll