Aktualitet

Vdekja e 16-vjeçares shqiptare në Greqi, mjekësia ligjore pretendon për vetëvrasje, familja e hedh poshtë, dëshmia e motr

16 Korrik 2020, 09:39 Nga DOSJA
Vdekja e 16-vjeçares shqiptare në Greqi, mjekësia ligjore

GREQIAutoritetet greke po hetojnë në dy pista për vdekjen e 16-vjeçares shqiptare. Specialisti mjeko-ligjor pretendon se kemi të bëjmë me një vetëvrasje, ku shqiptarja është hedhur nga skelat e një kishe në ndërtim. Ndërkohë nga ana tjetër, familja pretendon se ajo është vrarë dhe kërkon hetim të thelluar, për personin me të cilin ajo kishte lënë takim.

Avokati ka kërkuar që të merren gjurmët e gishtave në shkallët ku mendohet se është ngjitur adoleshentja, ndërsa pritet që te ekzaminohet edhe telefoni i saj, për të parë se me kë ka komunikuar para vrasjes. Të premten në mëngjes pritet të kryhet një ekspertizë mjeko-ligjore e thelluar e trupit të viktimës.

Motra e 16-vjeçares shqiptare, e cila u gjet e vdekur një ditë më parë në derën e Kishës, ka dhënë detaje, lidhur me ngjarjen tragjike. Mediat greke shkruajnë se motra e adoleshentes, binjake, ka bërë me dije se e mitura herën e fundit që kishte dalë nga shtëpia, kishte thënë se do të takohej me një djalë, me të cilin ishte njohur kohët e fundit. Sipas dëshmisë së motrës së 16-vjeçares, bëhet fjalë për një efektiv policie, që është një djalë i moshës 26-vjeçare.

Ata dolën për herë të parë dje. Ai është shumë më i madh se ajo, është 27 vjeç. Ne u shqetësuam, unë i thashë familjes time se motra ime ishte zhdukur. Ne gjithashtu morëm policinë, u thamë atyre që duhet të kontrollojnë. Fajtori duhet të gjendet dhe tani hetimi për shkak të vetëvrasjes është mbyllur, ndërsa në fillim na u tha që nuk kishte asnjë arsye për vetëvrasje. Në 2 të mëngjesit për tu takuar me oficerin e policisë që kishte lënë takim. Ajo telefonoi dy orë më vonë, pa specifikuar se çfarë kishte ndodhur, e fiku telefonin dhe që atëherë humbëm lidhjet me të,”-tregon e motra.

Babai i adoleshentes ka shkuar dhe është ulur në gjunjë në vendin ku u gjet trupi i të bijës.

Lulja ime është zhdukur, nuk mendoj se ra vetë. Dikush më thotë… Unë dua që e vërteta të gjendet. Ishte e pamundur që të ngjitej në skela vetë, të ecte dhe pastaj të binte në hyrje të kishës,”– mësohet të ketë thenë ai me lot në sy.

Trupi i adoleshentes shqiptare u gjet i pajetë  jashtë një kishe në kodrën e Profitis Ilias në Trikala, një ditë më parë. Ngjarja e rëndë tronditi opinionin publik.

Ekspertë të mjekësisë ligjore kanë shkuar në vendngjarje për të ekzaminuar trupin e pajetë, në të cilin janë vënë re shenja dhunë në trup e fytyrë, të cilat dukeshin sikur ishin shkaktuar nga një këpucë.

(f.m/g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet greqi vdes e mitura shqiptare ne greqi greqi vdes e mitura shqiptare ne greqi

Sondazh

Poll