Aktualitet

Operacioni “Domosdova” në Elbasan/ Arrestohet 30-vjeçari nga Kuçova, i gjashti i grupit të drogës

16 Korrik 2020, 09:14 Nga DOSJA
Operacioni “Domosdova” në Elbasan/ Arrestohet 30-vjeçari

ELBASAN- Policia e Elbasanit ka arrestuar një person të gjashtë në kuadër të operacionit “Domosdova” për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, finalizuar një muaj më parë.

Si rezultat i hetimeve, është bërë kapja dhe ndalimi i shtetasit R. M., 30 vjeç, banues në fshatin Salce, Kuçovë, bashkautor në këtë veprimtari kriminale

Gjatë këtij operacioni deri më tani janë arrestuar 5 shtetas dhe u sekuestruan 28.5 kg kanabis, ndërsa operacioni ka vijuar me hetime të thelluara.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet elbasan operacioni “domosdova policia e elbasanit elbasan operacioni “domosdova policia e elbasanit

Sondazh

Poll